Testimi i aplikantëve

714 aplikantë konkurrojnë për 300 vende vakante/ Nis testimi për Akademinë e Sigurisë, Çuçi: Kemi ulur moshën mesatare të Policisë së Shtetit

5 Prill 2023, 12:11| Përditesimi: 5 Prill 2023, 12:14

  • Share

Në Pallatin e Kongreseve ka nisur testimi për aplikantët në Akademinë e Sigurisë. Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka publikuar pamjet nga salla teksa shkruan se 714 aplikantë konkurrojnë për 300 vende vakante në Policinë e Shtetit.

“I gjithë procesi monitorohet nga kamerat dhe korrigjimi i testit do të bëhet me ‘Scandron’, në prezencë të vetë aplikantëve, për të garantuar transparencë maksimale”, thotë Çuçi.

Më tej Ministri i Brendshëm thekson se këto vite në Policinë e Shtetit janë afruar rreth 3 mijë të rinj duke ulur ndjeshëm moshën mesatare të efektivëve.

“Do ta ruajmë këtë trend dhe do të ecim me shpejtësi në këtë korsi për të arritur te mesatarja e vendeve të BE-së, si dhe do të vijojmë rrugën e pakthyeshme për të modernizuar më tej Policinë e Shtetit përmes investimeve në teknologji. Kapacitetet dhe profesionalizmi i punonjësve të Policisë do të barazohet me atë të partnerëve tanë europianë”, përfundon reagimin e tij ministri Çuçi.

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lenci: 05/04/2023 14:09

    NE POLICI FUTEN VETEM NJERZIT PA TE ARDHME.... SHUME SHPEJT DO BEHET SI USHTRIA QE PO I FUSIN ME 4 KLAS SHKOLL.... O ""ÇIÇ"" SHIF RRIT ROGAT NE POLICI E NGRITJA NE DETYR SIPAS MERITES ... PO JU SDONI VET SE PO TE BEHET ADMINSTRATA E FORT , JU NXJERIN HORLLIQET.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?