70-vjet histori! Teatri i Operas feston me Beethoven

28 Nëntor 2023, 16:10| Përditesimi: 28 Nëntor 2023, 16:19

  • Share

Ka një histori 70-vjeçare të Operas në Shqipëri. Nis në 27 nëntor të vitit 1953 me operën “Rusalka” në skenën e Filarmonisë shqiptare, në Teatrin Popullor.

Përvjetori jubilar festohet këtë fillimjavë, në Pallatin e Kulturës ku Teatri u vendos, 10 vjet pas krijimit si institucion më vete, në 1956-ën.

 Ndërsa një vit më vonë u ngrit dhe Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore.

Drejtorja e Teatrit Abigela Voshtina u bëri homazhe artistëve që performuan në operën e parë, ndërsa sipari i festimeve do të çelet me Simfoninë nr.9 të Beethoven, nën dirigjimin e Jacopo Sipari di Pescasseroli…

Nga opera “Mrika” në 1959 e Prenk Jakovës e baleti “Halili dhe Hajria” në ’63-shin, trupa e Teatrit, gdhendi vit pas viti historinë e muzikës e kërcimit klasik me repertor vendas e të huaj.

K.M//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?