7 shqiptarë kapen me 'fermë kanabisi' në Spanjë, një 25-vjeçar ndërron jetë teksa po tentonte t’i arratisej policisë

31 Korrik 2022, 09:12| Përditesimi: 31 Korrik 2022, 09:19

  • Share

SPANJË- 7 shqiptarë u arrestuan nga policia spanjolle gjatë një operacioni për trafik droge në Valencia, ku ndër të tjera raportohet se humbi jetën edhe një 25-vjeçar, i cili po tentonte të arratisej.

Sipas mediave spanjolle, 25-vjeçari humbi jetën pasi u rrëzua nga çatia e fermës ku kultivohej kanabisi, por teksa po largohej më vrap ra nga lartësia.

I riu është dërguar menjëherë në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë. 25-vjeçari, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur, ishte i përfshirë në trafikun e drogës së bashke me personat e tjerë.

Mediat spanjolle nuk japin të dhëna mbi identitetin e viktimës, por bëjnë me dije se grupi i të arrestuarve ishin të gjithë me origjinë shqiptare.

Agjentët zbuluan pas kontrolleve në pjesën e brendshme të ndërtesës një fermë industriale droge, ku kultivohej marijuanë.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?