Edi Rama dhe Sali Berisha

Kreshnik Spahiu: 7 pikat e pazarit 'historik' që Berisha i kërkoi Edi Ramës

13 Mars, 15:10| Përditesimi: 13 Mars, 15:14

  • Share

Pse Berisha sa herë ka halle, i lëpihet Edi Ramës?

Marrëveshja Berisha-Rama s’është as e para dhe as e fundit. Në thelb Edi Rama është garanti kryesor i karrierës dhe bizneseve të familjes Berisha.

Kush e njeh pokitikën, ka qënë i sigurtë se pazari Berisha-Rama nuk do vononte.

Sa më shumë uluriste Berisha për revolucion, aq më shumë kuptohej se kërkonte që të ishte pazarxhiu dhe jo dikush tjetër.

Por marrveshja Berisha-Rama ka dy anë të medaljes.

1- Në medja nga partia trajtohet dhe po reklamohet si dialog institucionesh apo tryezë reformash.

2- Në të vërtet është pazar mes dy njerzve të cilët nga 2008 vazhdojnë poktin politik mes tyre.

Militantët qorra, injorante, idiote, mediokër, tru-shpëlarë vazhdojnë besojnë tek “legjenda” e Berishës si njeri i besës, i moralshëm, i ndershëm, besnik, luftëtar.

Në të vërtet historia ka provuar të kundërtën, ai është më besë-preri, i pa moralshmi, tradhëtari, dinaku, frikacaku, pazarxhiu, mosmirnjohësi.

Nga ana tjetër Rama si xhongler i ofron pazar vetëm në periudha kur Berisha është në hall.

Kështu e bindi Berishën kur ndodhi Gërdeci në 2008 duke u tërhequr nga protestat me qëlllim që të ndryshohej Kushtetuta në favor të socialistëve.

Por le tu tregojmë lexuesve se cilat janë pikat e marrveshjes Rama-Berisha:

1- Berisha do tëriqet nga “Revolucioni” qesharak që premtoi dhe nga thyerja e karrigeve në parlament

2- Berisha do pranojë fitoren e mandatit 4 dhe 5 të Edi Ramës deri në vitin 2033.

3- Rama do i kthejë vulën e partisë dhe buxhetin e PD tek Berisha.

4- Rama do i garantojë Berishës pafajsi në gjykatë për dosjet penale që akuzohet Berisha.

5- Rama do garantojë Berishën që nuk do lejojë asnjë prokuror ta arrestojne ne burg në rast se ja kërkojnë amerikanët.

6- Berisha dhe Rama zotohen që nuk do lejojnë asnjë parti apo faktor të ri politik në 10 vitet e ardhshme që garon jashtë koalicionit PS-PD.

7- Berisha-Rama garantojnë njëri tjetrit që nuk pteken bizneset dhe familjet e tyre.

Me pak fjalë po përsëritet 17 Maji.

Rama do e denigrojë Berishën, si një plak i rrjedhur që shet elektoratin apo kauzat vetëm për hallin e tij.

Berishës i duhet vetëm paprekshmëria dhe jo pushteti.

Berishës i duhet vetëm flamuri opozitar që tju thotë amerikanve: “Unë jam faktor politik.”

Ai është shumë i lumtur që ka një kryeministër si Rama që i jep pazar sa herë që ka halle personale apo familjare.

Rama është kryeministri i ëndrrave për Berishën.

Me çdo çdo kryeministër tjetër ai nuk do çirrej nga tarraca luksoze por do ishte kyçur pas “7 penxhereve”.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?