7 muaj pasi u largua nga TKOB, Zana Çela emërohet drejtoreshë në  Agjencië Kombëtare të Turizmit! Kumbaro: Koordinim të kalendarit turistik me atë kulturor

9 Shkurt 2023, 15:55| Përditesimi: 9 Shkurt 2023, 17:02

  • Share

Zana Çela është emëruar në në krye të Agjencisë Kombëtare të Turizmit. Lajmi është dhënë nga ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro, e cila ka postuar një foto me Çelën dhe shkruan se bashkë do të bëjnë më shumë për promovimin e turizmit shqiptar në të gjithë territorin dhe jashtë kufijve.

“Nisim sot me Zana Cela një tjetër rrugëtim, kësaj radhe në turizëm.  Si drejtore e përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, jam e bindur se bashkë do të bëjmë edhe më shumë për promovimin e turizmit shqiptar në të gjithë territorin dhe jashtë kufijve.

Por mbi të gjitha do të punojmë fort për të ndërtuar e koordinuar Kalendarin Turistik të eventeve kulturore, sportive, dhe të traditës.” Shkruan Kumbaro në postimin e saj.

Zana Çela prej disa vitesh ka qenë në krye të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit dhe është larguar pak më shumë se 7 muaj më parë.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?