7 mijë maturantë aplikuan për universitet në Shkodër, regjistrimet vijojnë deri më 15 shtator

5 Shtator 2022, 17:22| Përditesimi: 5 Shtator 2022, 17:27

  • Share

Rreth 7 mijë maturantë kanë aplikuar në Universitetin e Shkodrës, Luigj Gurakuqi në fazën e parë të regjistrimeve. Rektorja Suzana Golemi bën me dije se ka interesim për të gjitha degët, por kryesojnë infermieria, juridiku dhe ekonomiku.

"Ka filluar faza e parë por në bazë të aplikimeve jemi të kënaqur mbi 7 mijë aplikime vihet re rritje e numrit në gjitha degët si  infermieri, ekonomi juridik por dhe degët e tjera. Ka rritje dhe në degët e mësuesisë", u shpreh Suzana Golemi, Rektore e Universitetit të Shkodrës.

Golemi tregon dhe risitë e vitit akademik 2022-2023, ndërsa garanton se asnjë degë nuk rrezikon mbylljen.

"Sivjet në universitetin e Shkodrës janë hapur informatika dhe biologjia në gjuhën angleze dhe master profesional në informatike. U bëj thirrje maturantëve që kanë mesatare 8.5 të aplikojnë dhe për mësuesi sepse do të marrin bursë gjatë 5 viteve të studimit", tha Golemi.

Regjistrimet në universitetet e vendit kanë nisur më 2 shtator dhe vazhdojnë deri më datë15. Pas çdo faze zhvendoset vija e kuqe dhe shpallen fitues të rinj deri në plotësimin e të gjitha kuotave.

D.GJ//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Scutari: 05/09/2022 20:02

    SPAK të hetojë rektoren e Universitetit Shkodër për korrupsion, nepotizëm, represion dhe bashkëpunim me krimin e organizuar në Shkodër. Pedagogët që votuan dhe manipuluan votat e kanë kthyer këtë "institucion të dijes" në një institucion privat dhe për përfitime pasurore për interes të tyre.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?