Kronikë

7 kg kokainë në kontejnerin me produkte deti në portin e Durrësit, burg për administratorin e firmës që i kishte porositur: S'kam lidhje me drogën

10 Gusht 2021, 11:18| Përditesimi: 10 Gusht 2021, 13:03

  • Share

Administratori i firmës "Fish Co",  Denis Doda  është lënë në burg, pasi në kontejnerit që kishte porositur nënprodukte të peshkut u gjetën 7 kg kokainë e fshehur në kapakët e ventilimit. Arresti me burg u kërkua nga prokurori i çështjes Ilir Turja, masë që u pranua nga gjykatësi i Durrësit, Vladimir Skënderi, i cili vendosi masën shtrënguese arrest me burg për 35-vjeçarin.

Vetë Denis Doda, ka mohuar të ketë dijeni apo të jetë i implikuar në trafikun e drogës, duke hedhur poshtë pretendimet e organit të akuzës.

Zbulimi i drogës llojit kokaine u bë 4 ditë më parë në Portin e Durrësit, ku sinjalizimi erdhi nga DEA amerikane, e cila kishte vendosur dhe GPS në kokainë.  Kontejneri i ngarkuar me prodhime deti ishte nisur nga Ekuadori për llogari të firmës “Fish Co”, me qendër në Tiranë. Pakot e drogës ishin te fshehura ne pjesën e kapakëve të ventilimit.

Kokaina ishte e ndarë në 7 pako me peshe totale 7 kg, ndërsa kontejneri ishte i stivosur në zonën e kontejnerëve me risk,  ku iu bë një kontroll i detajuar.

Komento

Komente

  • Iris: 10/08/2021 23:15

    Keta jo qe bejne krim,por duan t'ia hedhin duke te bere per budalla.Ka pas ndodhur ne bote qe droga gabimisht ka perfunduar ne adrese te gabuar.P.sh.kur dikush ka blere nje konserve ne supermarket dhe kur e ka hapur i ka dale <<surpriza>> brenda.Ne kete rast,supermarketi nuk mund te penalizohet per drogen,por kur juve te tjereve, ju dergojne e ridergojne droge,qe kapet e vazhdon te kapet ne te njejtat adresa,ose te peraferta,atehere nuk mund te thuash qe s'kemi lidhje me drogen.Trafikantet e dine mire ku e dergojne drogen dhe kush e pret,sa dergojne,e dine kaq mire sa qe jane gati te vrasin po t'ju mungoje ndonje pjese,mjafton te kujtojme rastin e Jan Prenges.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?