7 ditë kërkime, asnjë shenjë për trupin e vogëlushit të mbytur në lumin Fan! Babai i 10-vjeçarit: Të shtohet numri i forcave të kërkim-shpëtimit

12 Prill 2022, 10:05| Përditesimi: 12 Prill 2022, 11:59

  • Share

Në familjen Laska në Shtrungaj të Mirditës ka pllakosur zija. Djali 10-vjeçar i kësaj familje, u mor nga rrjedha e Lumit Fan pasditen e 5 prillit dhe trupi i vogëlushit nuk është gjetur ende, edhe pse kërkimet vijojnë që në ditën kur ndodhi ngjarja tragjike

Prej një jave familja ka hapur dyer e mortit, duke pritur ngushëllime për të voglin e tyre, ndërsa presin me ankth se trupi i pajetë do të gjendet dhe të ketë një varr ku ai do të prehet.

Babai i të mitur Vladimir Laska kërkon shtim të forcave me mjete të specializuara përgjatë rrjedhës së Lumit Fan dhe Hec-it të Repsit.

“Sa munden po kërkojnë, por nuk janë mjaftueshëm, duhet të ketë më shumë palombar që të zhyten, lumi është i rrëmbyeshëm dhe shumë i ftohtë. U bë një javë që nuk kemi asnjë lloj shenjë, asnjë rrobë që ka pas djali veshur”, tha babai i të miturit.

Sevastian Laska u përpi nga rrjedha e Lumit Fan një javë më parë, teksa tentoi të merrte topin që po luante bashkë me të vëllanë, i cili i ra në lum.

1649757542_sevastianlaska.jpg

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?