Sali Berisha dhe Ilir Meta

7 arsye se pse nuk duhet votuar asnjë nga 61 kandidatët e çiftit Meta-Berisha në 14 maj 

7 Maj 2023, 15:32| Përditesimi: 7 Maj 2023, 15:41

  • Share

Kandidatët e opozitës për bashkitë e mëdha (Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier, Vlorë dhe Shkodër), por edhe për disa bashki të tjera, ç'është e vërteta, nuk janë të ngarkuar me histori korrupsioni apo pasurim të dyshimtë). 
Fatkeqësia e tyre politike është se janë përfaqësues të Sali Berishës dhe Ilir Metës, një murtajë e vjetër që përpiqet të mbijetojë dhe të rikthehet si një virus i ri dhe i panjohur. 

Sikur një bashki të marrë çifti Meta-Berisha, do të ishte e rrezikshme për Shqipërinë, sipas meje, për 7 arsye. Së pari, do të përdorej prej tyre si sfidë ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në kuadër të tezës së sovranitetit, një preteskt ky karagjoz për të ruajtur pozitat politike, pasuritë e vjedhura, veten dhe familjet nga veprimi i drejtësisë. Së dyti, vota për çdo kandidat të çiftit Berisha-Meta, lexohet si një votë pro nongratave dhe kundër sanksioneve të SHBA-ve ndaj politikanëve të korruptuar. Si e tillë, do të zhvlerësonte shpalljen non grata të politikanëve aktualë dhe të atyre që pritet të bëhen pjesë e listës së zezë. Çdo votë pro ‘non grata-ve’ do të ishte inkurajim për korrupsionin që po ndëshkohet nga Perëndimi, por jo nga drejtësia shqiptare. 

Së treti, çdo bashki e madhe e fituar do të përdorej nga çifti Meta-Berisha si revansh dhe presion ndaj SPAK, për të mos finalizuar hetimet për 9 dosje korrupsioni dhe krimesh, me protagonistë pikërisht Ilir Metën dhe Sali Berishën. Së katërti, çdo bashki e fituar, do të shërbente si oksigjen korrupsioni për të ringjallur LSI-në, një organizatë me karakter familjar, që ka turp nga emri i saj dhe i kryetarit Ilir Meta, për shkak të imazhit si simbol plaçkitjes, pazareve, akrobacive politike dhe korrupsionit 25-vjeçar të çiftit Meta-Kryemadhi. 

Së pesti, çdo votë për kandidatët e çiftit Berisha-Meta është në funksion të planit të Ilir Metës për t'u konsoliduar si pasardhës i Sali Berishës në PD, pas 'djegies' së Lulzim Bashës dhe shuarjes së shpresave për të marrë drejtimin e PS-së, një ëndërr kjo që prej vitit 1994 kur nisi të bashkëpunonte me Berishën. Së gjashti, kandidatët e çiftit Berisha-Meta nuk kanë asnjë lidhje me administrimin e punëve të qytetit, ndryshimin dhe projektet. Ku do t'i marrin paratë ata për të mbajtur premtimet? Buxheti i shumicës së bashkive nuk mjafton as për pagat e administratës dhe pastrimin. Edhe sikur kandidatët të mos ishin pjesë e luftës politike të çifit Berisha-Meta, ai që do të fitojë, maksimumi do të punësojë disa nga njerëzit e LSI-së dhe Foltores, si dhe do të akuzojë qeverinë për mungesë mbështetje. Koha do ta tregojë. 

Së shtati dhe më e rëndësishmja, vota pro kandidatëve të çiftit Meta-Berisha, do të mbyllte hapësirat edhe për disa vite për krijimin e një opozite të re dhe të papërlyer në Shqipëri. Opozita do të mbetej monopol i çiftit Meta-Berisha, për hallet dhe interesat e tyre familjare, llogaritë e hapura me drejtësinë, për të çarë izolimin ndërkombëtar dhe provuar rikthimin në pushtet.

A.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Aqif Kapertoni: 07/05/2023 21:31

    Popullit duhet thane e verteta lakuriqe me kot mundohesh e me kot torturohesh ngado qe te vesh mrena do e kesh.

    Përgjigju
  • Mohammad: 07/05/2023 17:40

    Te votosh meten e berishen si prurje e re,eshte si te quash prurje te re haxhi qamilin. Ju garantoj qe kush genjehet per nje vend pune mire qe sdo e marrin dot pasi te dy kto do jene pas hekurave,por ju fshihet emri per cdo sherbim ne bashkine ku jetojne

    Përgjigju
  • E verteta: 07/05/2023 17:33

    Jane 61 arsye per cdo kandidat te rilindjes pse mos votohen. Te gjitha skandalet videopergjimet arrestimet , vjedhjet, abuzimet financiar edhe morale kane ndodhur nga keto kandidate. Pse duhet me apo meqe e kane ber rruge si tna e fusin te vazhdojn. Nuk ben vaki ne asnje vend botes qe pushtetit te jet 100% ne nje drejtim vetem ne DIKTATURE. Posht dikatatura rrofte populli

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?