Të shtruar në spital

Ulen rastet ditore me COVID! Prej ditësh asnjë viktimë! Sot 69 të infektuar, 13 të shtruar në spital

31 Mars 2022, 17:35| Përditesimi: 31 Mars 2022, 17:49

  • Share

TIRANË- Kjo e mërkurë ka sjellë një ulje të lehtë të rasteve të ditore, ku janë regjistruar 69 qytetarë të infektuar me COVID. Kjo shifër ka ardhur si rezultat i 986 testeve të kryera, teksa për fat të mirë prej ditësh nuk ka asnjë humbje jete.

Tirana vijon të jetë vatra më e madhe, për t'u ndjekur nga Divjaka dhe Vlorë.

"Janë kryer 986 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 69 qytetarë, në këto bashki:  22 në Tiranë, 7 në Divjakë, 6 në Fier, Vlorë, 5 në Durrës, Sarandë, 2 në Pukë, Lushnje, Gjirokastër, Korçë, 1 në Fushë Arrëz, Kukës, Lezhë, Delvinë, Përmet, Tepelenë, Berat, Skrapar, Poliçan, Elbasan", thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Sa i përket situatës në spitale, të shtruar janë 13 pacientë nga të cilët 1 është në gjendje më të rënduar për jetën. Ministria përsërit apelin për t'u vaksinuar.

"Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqendruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese, sipas rekomandimit të mjekut të familjes", përfundon njoftimi.

Statistika (31 Mars 2022) 
Raste të reja ditore           69
Të shëruar në 24 orë        63
Të shtruar në spitale         13
Humbje jete në 24 orë       0
Testime ditore                   986

Testime totale               1,777,766
Raste pozitive                   273,677
Raste të shëruara             269,716
Raste Aktive                            469
Humbje jete                           3,492

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë             239
Vlorë               61
Fier                  51
Gjirokastër      34
Durrës            18
Elbasan           17
Berat               14
Shkodër         12
Kukës             10
Korçë              7
Dibër               3
Lezhë               3

 

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?