67 qytetarë të infektuar me COVID-19 dhe 1 humbje jete në 24 orët e fundit

10 Mars 2022, 17:58| Përditesimi: 10 Mars 2022, 17:59

  • Share

67 qytetarë janë infektuar dhe një humbje jete është shënuar gjatë 24 orëve të fundit për shkak të COVID-19. Nga 1239 testime të kryera kanë rezultuar pozitiv 67 qytetarë, në këto bashki: 23 në Tiranë, nga 4 qytetarë në Durrës, Vlorë, nga 3 qytetarë në Elbasan, Dropull, Sarandë, Delvinë, nga 2 qytetarë në Kamëz, Fier, Lushnje, Divjakë, nga 1 qytetar në Kuçovë, Devoll, Memaliaj, Libohovë, Gjirokastër, Mallakastër, Dibër, Kurbin, Mirditë, Lezhë, Tropojë, Has, Kukës, Fushë Arrëz, Malësi e Madhe, Shkodër. 

Në të gjithë vendin, janë 1119 pacientë aktivë me COVID-19. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 44 pacientë, nga të cilët 5 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Tirana 82 vjeç.

Janë shëruar 100 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 267,876 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (10 Mars 2022)

Raste të reja ditore           67

Të shëruar në 24 orë        100

Të shtruar në spitale         44

Humbje jete në 24 orë        1

Testime ditore                   1239

Testime totale               1,757,186

Raste pozitive                   272,479

Raste të shëruara              267,876

Raste Aktive                        1119

Humbje jete                          3,484

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              317

Fier                   197

Lezhë               188

Kukës              93

Shkodër            86

Vlorë                61

Elbasan             60

Berat                29

Gjirokastër       28

Korçë                28

Durrës               27

Dibër                  5

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?