Të shtruar me COVID në spital

Ulen rastet! Sot 64 qytetarë të infektuar! 16 të shtruar në spitale, 1 në gjendje të rëndë

2 Prill 2022, 18:21| Përditesimi: 2 Prill 2022, 18:36

  • Share

TIRANË- Kurba e infektimeve në vendin tonë ka mbetur në nivele të qëndrueshme, me ulje ngritje të vogla. Sot, janë konfirmuar 64 qytetarë të infektuar me COVID, nga 82 raste që u regjistruan një ditë më parë. Fatmirësisht, as sot nuk është regjistruar asnjë humbje jete si pasojë e këtij virusi.

Në total në vendin tonë janë 503 persona aktivë me COVID, teksa gjendja paraqitet e qëndrueshme në spital.

Siç thuhet në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë,  në spitalin COVID3 po marrin trajtim 16 pacientë, nga të cilët 1 është në gjendje më të rënduar

Ministria përsërit apelin për t’u vaksinuar.

"Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese, sipas rekomandimit të mjekut të familjes", thuhet në njoftim. 

Statistika (02 Prill 2022) 
Raste të reja ditore           64
Të shëruar në 24 orë        41
Të shtruar në spitale        16
Humbje jete në 24 orë      0
Testime ditore                   1,227 

Testime totale               1,779,844
Raste pozitive                   273,823
Raste të shëruara             269,828
Raste Aktive                            503
Humbje jete                           3,492 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve
Tiranë             253
Vlorë               62
Fier                  64
Gjirokastër      32
Durrës              21
Elbasan           19
Berat                12
Shkodër           12
Korçë               10
Kukës                8
Lezhë                 6
Dibër                  4

 

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?