Statuja e Skënderbeut në Michigan të SHBA

Kronikë

616-vjetori i lindjes së Skënderbeut, Ambasada e SHBA publikon foton e statujës së tij në Michigan: Frymëzim për të gjithë ne

6 Maj 2021, 20:05| Përditesimi: 6 Maj 2021, 20:14

  • Share

6 maji është dita e lindjes së Heroit tonë Kombëtar, Gjerj Kastriot Skënderbeut, ndërsa Ambasada e SHBA ka reaguar, duke publikuar në Instagram një foto të statujës së tij në Michigan.

Ambasada e SHBA thotë se Skënderbeu është i nderuar në të gjithë botën, ndërsa shton se guximi dhe këmbëngulja e tij, mbetet e gjallë në zemrat e shqiptarëve të sotëm.

“Pavarësisht se e njihni atë si Gjergj Kastrioti apo Skenderbeg, ai e quajti veten Dominus Albaniae ("Zoti i Shqipërisë") dhe mbrojti popullin e tij me të gjitha forcat e tij kundër një perandorie pushtuese. Ai lindi këtë ditë, 6 maj, në 1405. Ai është i nderuar në të gjithë botën, duke përfshirë edhe në SHBA, ku kjo statujë e tij qëndron në Michigan. Besoj se guximi dhe këmbëngulja legjendare e Skënderbeut mbetet e gjallë në zemrat e shqiptarëve të sotëm. Gëzuar ditëlindjen luftëtarit më të madh të Shqipërisë - një frymëzim për të gjithë ne!”, shkruhet në postimin e Ambasadës së SHBA.

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?