613 kg kanabis në gomone gati për t'u trafikuar, arrestohen dy persona në Kurbin (VIDEO)

12 Mars 2020, 10:10| Përditesimi: 12 Mars 2020, 11:41

  • Share

KURBIN - Edhe pse koronavirusi ka mbërritur në Shqipëri duke shënuar dhe viktimën e parë sërish trafikantët duket që dinë të ndalën.

Një operacion i koduar "Godull" vuri në pranga 2 persona të cilët akuzohen për tentativë të trafikut të drogës dhe armëmbajtje pa leje. 

Dy të arrestuarit 60 dhe 28 vjeç ishin gati  për ta trafikuar lëndën narkotike, 613 kg kanabis, në Godull të Kurbinit . Policia bëri kontroll në një ambient në pronësi të Safer Zelës 60 vjeç lindur në Durrës dhe banues në Kurbin ku u gjet droga, ndërsa u sekuestrua edhe një gomone në pronësi të tij. Safer Zela është peshkatar.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës së 60-vjeçarit, policia gjeti dhe sekuestroi një armë gjahu dhe 13 fishekë. Ai akuzohet se në bashkëpunim me 28-vjeçarin Roland Sula banues në Thumanë do  trafikonin lëndën  narkotike.

Sipas burimeve për gazetarin Julian Shota, droga mendohet të jetë e një grupi të fuqishëm kriminal që operon në zonën e Kurbinit dhe se dy të arrestuarit të jenë thjesht "ushtarët" që kanë për detyrë transportimin e mallit nga toka në det ku e merrnin korrierët e tjerë që dyshohet se e trafikojnë drejt Italisë.

Policia thotë se vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Të arrestuarit do të hetohen nga prokuroria e Kurbinit për veprat  penale “Trafikim i  narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë". Operacioni antidrogë u zhvillua nga Drejtoria e Policisë Kufitare Durrës, në bashkëpunim me policinë e Lezhës dhe Kurbinit.

G.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?