Alejandra Rodríguez

60-vjeçarja kurorëzohet Miss në Argjentinë, shpallet konkurrentja më e vjetër që ka fituar titullin

27 Prill, 09:21| Përditesimi: 27 Prill, 09:34

  • Share

Juristja dhe gazetarja Alejandra Rodríguez është kurorëzuar fituese e konkursit Miss Buenos Aires në moshën 60-vjeçare.

Ajo është e para në historinë e një konkursi bukurie që fitoi titullin në këtë moshë.

“Ne po futemi në një fazë të re ku gratë nuk kanë vetëm bukuri natyrore, por një grup tjetër vlerash. Unë jam e para e këtij brezi që e nis me këtë”, tha Rodriguez për shtypin.

 Ndërsa për arsyet që i shtynë gjyqtarët ta zgjidhnin atë, tha se:

“Ata panë besimin dhe pasionin tim për të përfaqësuar gratë e brezit tim”, shtoi 60-vjeçarja.

Hapi i radhës për gruan e kurorëzuar është titulli i Mis Argjentinës, i cili do të mbahet në 25 maj, do t’i lejojë asaj të konkurrojë në konkursin ndërkombëtar Miss Universe.

Në të shkuarën të tilla konkurse lejonin që të merrnin pjesë vetëm personat e moshës 18 deri në 28 vjeç, por nga viti 2024 kufiri i sipërm i moshës është hequr, kështu që çdo grua mbi 18 vjeç do të mund të marrë pjesë.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?