Presidenti Ilir Meta dhe Papa Françeku

6 vite nga vizita e Papa Françeskut në Shqipëri/ Meta: Të kthejmë shpresën për rininë e shqiptarët, koha nuk pret

21 Shtator 2020, 10:07| Përditesimi: 21 Shtator 2020, 10:10

  • Share

TIRANË- Në 6-vjetorin e vizitës së Papa Françeskut në Shqipëri, Presidenti Ilir Meta e ka kujtuar me një moment nga fjalimi i tij, teksa nuk ka nguruar që përçojë edhe mesazhe aktuale.

"Të kthejmë shpresën për rininë dhe për të gjithë shqiptarët", është mesazhi i kreut të shtetit, pasi sipas tij "koha nuk pret". 

"Në 6-vjetorin e vizitës së Tij në Shqipëri, të mos harrojmë porositë e mençuara të Papa Françeskut: “Shqiponjat nuk e harrojnë folenë, por fluturojnë lart. Kam parë kaq shumë të rinj, ndaj ju lutem mbajini ata në Atdheun e tyre dhe Shqipëria të shpëtojë nga dimri demografik”.

Të bëjmë gjithçka që shqiponjat të qëndrojnë e të kthehen në folenë e tyre, dhe Shqipëria të ngrihet lart, atje ku e meritojnë ëndrrat dhe sakrificat e shqiptarëve, si një vend plotësisht demokratik, i respektuar dhe me dinjitet në Europë. “Duhet bërë gjithçka për të shtuar shpresën për rininë tonë, sepse ‘Ku ka rini, ka shpresë”, – tha Papa Françesku në Tiranë.

Koha nuk pret më!

Të kthejmë shpresën për rininë dhe për të gjithë shqiptarët", shkruan Meta.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Likja: 21/09/2020 14:06

    Po ti o menxyre do kthesh shpresen,po ku je ti tash 30 vjet e nuk ktheve asgje per qytetaret pervec vjedhjeve shkaterrimit e babezise qe ke ne shpirt,ti je nje monster president,je nje letyre e turpi i ketij vendi qe te neverit me fjalen dhe veprimet e tua,je nje hajdut ordiner,e nje i lig i paudhe. Njerez te tille si ty Ilir Meta e Sali Berisha te ngjallin vetem krupe e neveri jo shprese.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?