Atika, Greqi

6 vite në arrati, kapet i riu shqiptar në Greqi! Vrau një person në një lokal nate në Atika

27 Tetor 2022, 11:37| Përditesimi: 27 Tetor 2022, 11:44

  • Share

Pas gjashtë vitesh në arrati, autoritetet greke arritën të kapnin një 35-vjeçar shqiptar, identiteti i të cili nuk bëhet i ditur, pasi ishte dënuar në këtë shtet me katër vite e gjashtë muaj burg për vrasje.

Më 11 dhjetor të viti 2016 ai  ka vrarë një 30-vjeçar afgan në Atika.

Shtetasi afgan ishte duke kërcyer në një lokal nate në këtë zonë dhe ndërsa ishte i dehur u përfshi në debat me tre shqiptarë, në atë kohë 27, 27 dhe 29 vjeç.Në momentin që po hynte në makinë, afgani u qëllua me armë në kokë nga shqiptari që u kap në Korfuz. Policia pas disa kohësh identifikoi dy 27 vjetarët, arrestoi njërin dhe tjetrit i dha urdhër arresti pasi ndodhej në burg, ndërsa autori kryesor u tha se ishte larguar jashtë shtetit. Dyshohet se ai është kthyer në Shqipëri dhe në mënyrë të paligjshme është futur në Korfuz.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?