6 marsi/ PS çel zyrtarisht fushatën, Balla i kujton Berishës 1997: Masakrat në Lushnjë mizore! Tani që është bërë me Metën, askush s'ia jep votën

19 Shkurt 2022, 14:52| Përditesimi: 19 Shkurt 2022, 15:19

  • Share

LUSHNJE- Nga Lushnja, aty ku nisi zyrtarisht fushatën për kandidaten për kryetare bashkie Eriselda Sefën, drejtuesi politik i qarkut të Ferit Taulant Balla, nuk i kurseu  akuzat për PD-në dhe për ish-kryeministrin Sali Berisha, duke i kujtuar këtij të fundit masakrat që kanë ndodhur gjatë 97-ës në Lushnjë.

“Tani që është bërë bashkë me Metën, e ka shtuar arsen që asnjë lushnjar mos t’ia jap votën. Ia ka parë hajrin Lushnja Saliut. Nga 97 e deri tani. Kam takuar njerëz që kanë humbur fëmijët në 97, vepër mizore e shkaktuar nga Berisha. Ai vjen këtu në Lushnjë dhe kërkon votë. Por ne nuk harrojmë”, tha ai.

Në cilësinë e drejtuesit politik të qarkut Lushnje, Balla  u bëri thirrje qytetarëve të bashkohen me PS në mbështetje të Eriselda Sefës.

’Unë jam krenar që këtij qyteti i kemi propozuar një vajzë me një eksperiencë shumë të shkëlqyer. Kemi rënë të gjithë dakord të mbështesim Eriseldën. Të gjithë kanë investuar besimin e tyre tek një vajzë që shkallët e karrierës i ka ngjitur hapa pas hapi. Kam takuar të gjitha ambasadat më te cilat ka punuar bashkia e Lushnjes me projektet të cilat ka punuar Eriselda dhe janë shtuar donatorët sepse ajo ka rritur besimin që kjo bashki kishte nevojë”, tha Balla.

Duke u ndalur te vendimi i Gjykatës Kushtetuese për  mos shkarkimin e presidentit, Balla tha se PS është investuar për një sistem drejtësi të pavarur.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Riku: 19/02/2022 16:46

    Ahahahhahahaha fajin e ka sala ahahahhahaaa... po per kryetarin tuaj ne burg kush e ka fajin ahahhahahahahaha keta jane fiks per shqipot

    Përgjigju
  • Emigrant: 19/02/2022 15:36

    Ore jepni llogari pse koncesionet i marr miqt dhe familjaret tuaj Ore kur do denohen dhe sekuedttohen pasurit e politikaneve Dhe pastaj hajdeni dhe kerkoni voten

    Përgjigju
  • Tefiku: 19/02/2022 15:20

    Hajde hajde, me 97 kane 25 vjet qe e mashtrrojne kete popull.... Race rilindje

    Përgjigju
  • Drini: 19/02/2022 15:09

    Taulanti , kur flet per masakrat e PD-se ne Lushnje ne vitin 1997, besoj e di qe shef i komisariatit ne Lushnje ka qene Edmond Bllako, babai i deputetit aktual te PS-se, ai inxhinieri qe paguhet 10 milion leke ne keto firmat qe djegin plehra.

    Përgjigju
  • Ema: 19/02/2022 15:07

    Akoma keta meren me nje plak te cmendur harrojne qe po bejne 10 vjet ne pushtet .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?