6 marsi mund të jetë historik në Shkodër, për herë të parë në 30 vite çarja e madhe e PD-së mund ta kalojë bashkinë në dorë të të majtëve

4 Mars 2022, 11:25| Përditesimi: 4 Mars 2022, 16:44

  • Share

Shkodra është një nga bashkitë e cila do të këtë mundësinë që në 6 Mars të zgjedh pasuesin e Voltana Ademit në krye të Bashkisë së Shkodrës. Pas 7 vitesh në drejtim, Voltana Ademi do të lejë këtë pozion, një nga 3 kandidatëve në garë.

Majlinda Angoni nën siglën e PS, Xhemal Bushati nën siglën e PD dhe Bardh Spahia për “Shtëpinë e lirisë” janë tre kandidaturat mes të cilëve 169 mijë votuesit me të drejtë vote do të kenë mundësi të zgjedhin drejtuesin e ri edhe pse në një mandate ndryshe, të kufizuar në vetëm 1 vit.

Shkodra, është një nga bashkitë që bëhet pjesë e procesit të zgjedhjeve të pjesshme pas procesit të dekriminalizimit të Valdrin Pjetrit që detyroi këtë të fundit të tërhiqej pas zgjedhjeve të 30 Qershorit 2019-en duke lënë në detyre sërish Voltana Ademin.

Por beteja e Shkodrës, duket si një nga betejat më të forta në letër për shkak të përplasjes brënda radhëve të demokratëve me dy përfaqësues atë të PD-se zyrtare dhe mbështetesve të ish kryeministrit Sali Berisha me shtëpinë e lirisë.

Përçarja mes fraksionesh e PD-së mund të sjellë për herë të parë që kjo bashki bastion e së djathtës ti “falet” socialistëve të Majlinda Angonit e cila në këtë beteja ka për detyrë të ruajë votat e selisë rozë dhe me mbështetjen e PSD-së së Tom Doshit mund të rivalizojë denjësisht për të marrë drejtimin e Bashkisë së Shkodrës.

Në  vite demokraci që nga zgjedhjet e para vendore, Partia Demokratike është fituese në çdo betejë elektorale duke nisur që me kryebashkiakun e parë pas rrëzimit të regjimit komunist, Filip Guraziu.

Por zgjedhjet e 2022-shit po konsiderohen edhe si zgjedhjet e vitit 1996, kur Bahri Boriçi, do të ishte fitues jashtë siglës së Partisë Demokratike. Pas balotazhit zgjedhjet do të fitoheshin nga e djathta e bashkuar, duke qëndruar sërish në spektrin e djathtë.

Filip Guraziu, Bahri Boriçi, Ormir Rusi, Artan Haxhi, Lorenc Luka dhe Voltana Ademi janë 6 kryebashkiakët e Shkodrës që nga viti 1990, ndërkohë që me 6 Mars, Shkodra do të vendos së cili do të jetë kryebashkiaku i radhës për të vazhduar bastionin e së djathtës apo për herë të parë në historinë 32-vjecare të pluralizmit, Majlinda Angoni mund të shkruajë historinë.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Votuesi: 04/03/2022 19:47

    Kush kupton bashkite ndahen ne tavoline por si torta, votuesit Jan SA per shfaqje SA per numer kshuqe Majlinda e PS e fiton bashkine shkoder jo se e meriton por keshtu eshte sistemi ne Shqiperine e bukur

    Përgjigju
  • Sara: 04/03/2022 16:55

    Shkodra eshte braktis prej 10 vitesh.Se cfar mund te behet per 1 vit nuk e beson askush

    Përgjigju
  • Grandhotel: 04/03/2022 15:29

    I mut njeni e i mut tjetri albanistani sbohet me zavalle .Te gjith dujn me vjedh I shkreti popull qi I vihet prapa ketyre zagarve

    Përgjigju
  • Ledi: 04/03/2022 14:48

    Prandaj ka bere haher keto 30 vjet se ja ka dhene voten se dhathtes . Shkodra akoma vazhdon ne luften kunder komunizmit

    Përgjigju
  • XXXX: 04/03/2022 12:01

    I nderuar gazetar qe ke shkruar kete artikull. Ke bee nje gabim te vogel. Bahri Borici ne balotazh ka kandiduar pikerisht ndaj Agron Lukes se PD-se. Mbase je i vogel dhe nuk e kujton fihskellimat kunder Lukes ne stadium perpara nje ndesheje te Vllaznise ku ishte i pranishem edhe i ndjeri Azem hajdari si presdient i skuadres. Keshtu qe nje beteje sa per numer e ka humbrur PD-ja ne Shkoder dhe per me shume kur Berisha ishte ne kulmin e pushtetit te tij.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?