6 herë kokainë në kontejnerët me banane, Gjykata e Lartë lë në burg pronarin e Alba Exotic Fruit, Eduart Dautin

17 Nëntor 2022, 10:31| Përditesimi: 17 Nëntor 2022, 14:58

  • Share

Gjykata e Lartë refuzoi kërkesën për liri të pronarit të kompanisë së bananeve mes të cilave u zbulua drogë në tetor të vitit 2021 në Portin e Durrësit. Eduard Dauti administrator i ‘Alba Exotic Fruit’, do të vijojë të qëndrojë në masë “arresti me burg” së bashku me vëllain Bajron Gumenin.

Vëllezërit mohojnë përfshirjen në trafik droge dhe deklarojnë se merren me fruta, por në 3 vite 'Alba Exotic Fruit' është kapur 6 herë me mbi 42 kilogramë kokainë në total, ardhur nga Amerika latine.

Kujtojmë se 4 muaj më parë Gjykata e Posaçme i dha tre muaj afat SPAK që të hetojë trafikun e kokainës të kapur në kontenierët e kompanisë Alba Exotic Fruit që sollën banane në Shqipëri. Afati u përcaktua deri më 13 tetor 2022 pasi SPAK pretendoi se po preste letër-porosi nga Holanda dhe Ekuadori. Për këtë aktivitet kriminal janë në burg dy vëllezërit Eduart Dauti dhe Bajron Gumeni.

Gumeni e Dauti mohojnë përfshirjen në trafik droge dhe deklarojnë se merren me fruta. 'Alba Exotic Fruit'  në harkun kohor 3 vite i janë kapur 6 sasi të ndryshme me kokainë. 

Eduart Dauti është administrator dhe aksioner me 90% i kompanisë “Alba Exotic Fruit”. 10% të aksioneve i ka Barjon Gumeni, i arrestuar në 13 korrik 2021, pas kapjes së ngarkesës së radhës me kokainë në kontejnerin e kompanisë. Barjon Gumeni ka ndryshuar emrin dhe është vëllai i Eduart Dautit.

Në kontejnerët me banane që vinin nga Amerika Latine në Portin e Durrësit të porositura nga kompania “Alba Exotic Fruit” u gjetën sasi kokaine në gjashtë raste të ndryshme. I fundit ishte ai i 12 tetorit 2021 që u kapën 10 kilogramë kokainë. Më herët, në 7 shtator u kapën 7.7 kg, në 13 korrik u sekuestruan 11 kg e 675 gramë kokainë, ndërsa 10 ditë më vonë, më 23 korrik u gjetën 6.5 kilogramë të tjera. Më 29 korrik 2021 kompanisë iu gjetën 7.25 kilogramë kokainë.

Kompania 'Alba Exotic Fruit' rezulton e përmendur edhe më parë në 'historinë' me trafik droge ku në vitin 2019, në kontejnerët e kësaj kompanie, në Pire të Greqisë u gjetën 137 kg kokainë që u zëvendësua me oriz me GPS nga autoritetet.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Altin: 17/11/2022 12:23

    Djali ma i mirë rri aty kot çfarë padrejtësie është kjo jetë .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?