6 gjyqtarë e prokurorë nën hetim për skandale në drejtësi, liruan të dënuarit me burgim të përjetshëm dhe mbyllen dosje

3 Gusht 2020, 19:10| Përditesimi: 3 Gusht 2020, 19:20

  • Share

TIRANË- Inspektorati i Lartë i Drejtësisë bën bilancin e punës gjashtëmujore, 1 339 ankesa kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve KÇK, 6 vendime për nisjen e hetime disiplinore, në fokus gjyqtarët që liruan të dënuarit me burgim të përjetshëm

Inspektorati i Lartë i Drejtësisë, në hakun kohor të 6 muajve, ka administruar 1 339 ankesa kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve, për praktika abuzive në drejtësi. 727 ankesa janë të mbartura nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, 442 ankesa janë referuar nga qytetarët, ndërsa 140 ankesa janë depozituar nga KLP, Prokuroria e Përgjithshme, Ministria e Drejtësisë, Presidenti, SPAK, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve etj. Inspektorati i Lartë i Drejtësisë me në krye Artur Metani ka vendosur të fillojë hetimin disiplinor ndaj 6 gjyqtarëve dhe prokurorëve, të dyshuar për shkele gjatë ushtrimit të detyrës.

Bilanci i të dhënave reflektohet në raportin e Inspektoratit të Lartë i Drejtësisë për veprimtarinë e këtij institucioni për periudhën shkurt-mars 2020. Mes subjekteve nën hetim janë edhe gjyqtarët Markelian Kuqo dhe Enkeleda Hoxha. Gjyqtari i Korçës, Markelian Kuqo, liroi nga burgu në 14 shkurt 2019, Gert Gjinararin, miku i Arben Grorit, i njohur ndryshe si "Gjenerali". Gert Gjinarari ishte dënuar me burgim të përjetshëm si bashkëpunëtor me Arben Grorin në vrasjen e bujshme të Naim Zyberit në Itali.

Gjyqtarja e Krujës, Enkeleda Hoxha, e denoncuar nga Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, për lirimin e nga burgu të të dënuarit me burgim të përjetshëm Endrit Dokle, ish-numri dy i bandës së Durrësit. Hoxha i ka falur 5 vite burg edhe Hekuran Billës në 22 shkurt të vitit të kaluar. Billa u ekzekutua tek Komuna e Parisit disa javë parë. Gjyqtarja Hoxha liroi nga burgu edhe Genc Tafilin, i dënuar për vrasjen e komisarit të Policisë Arben Zylyftari. Ajo liroi nga qelia edhe Ilir Pajën, si autor i një sërë krimesh të rënda në Itali.

Fati i gjyqtarëve dhe prokurorëve, për të cilët ka nisur procedimi disiplinor, do të vendoset përkatësisht nga Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Por, edhe nëse magjistratët e proceduar do t’i shpëtojnë shkarkimit, ata do t’i nënshtrohen verifikimit të trefishtë të Vetingut. 

( Kliko këtu për të lexuar raportin e Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë për veprimtarinë për periudhën shkurt-korrik 2020)

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Petraq Curri: 03/08/2020 21:02

    Po Petraq Curri tmerrshem?!?!? Nuk kane te mbaruar krimet e tij dhe shpenzimet marramendese qe ben ( si psh shkolla goces ne Angli) dhe eshte akoma duke dhene vendime!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?