Kosova & Rajoni

6 ditë luftë me flakët! Fotoja që tregon dramën që po kalon Greqia nga zjarret

9 Gusht 2021, 09:38| Përditesimi: 9 Gusht 2021, 11:12

  • Share

Prej 6 ditësh Greqia po lufton me zjarret më të ashpra në historinë e vendit, të cilat i kanë marrë jetën  të paktën dy personave dhe mijëra të tjerë janë detyruar të evakuohen.

Ndër zonat më të goditura vazhdon të mbetet ishulli i Evia. 

Më shumë se 2,000 njerëz tashmë janë evakuuar, shumicë e tyre me traget, duke bërë që ata të lënë çdo gjë pas. Njëjtë si ky çift Georgios Liakos 89 vjeç dhe gruaja e tij Parisso Liakos 87 vjeç, të cilët arritën të marrin me vete vetëm qenin e tyre Bella.

Zjarri mund të arrinte nga minuti në minutë në oborrin e shtëpisë së tyre. Por ato i morën dhe u drejtuan për në Pefki, ku ndodhej trageti i mbushur me njerëz në rast se jepej urdhri i evakuimit. Foto e tyre tregon gjithë dramën që mijëra grek po përjetojnë ditët e fundit në pjesë të ndryshe të Greqisë.

https://ads.gazetaexpress.com/www/delivery/lg.php?bannerid=30&campaignid=3&zoneid=43&loc=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Ffotoja-qe-tregon-dramen-qe-po-kalon-greqia-nga-zjarret%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Flajme%2F&cb=dfc334ba59Greqia po përjeton valën e saj më të rëndë të të nxehtit në 30 vitet e fundit, në të cilën temperaturat kanë arritur në 45 gradë Celsius (113F).

Valët e nxehtësisë si kjo po bëhen më të mundshme dhe më ekstreme për shkak të ndryshimeve klimatike.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?