6 ditë pa asnjë progres, rinisin kërkimet për gjetjen e trupit të 10-vjeçarit të mbytur në lumin Fan

10 Prill 2022, 09:13| Përditesimi: 10 Prill 2022, 11:44

  • Share

LEZHË- Kanë rinisur kërkimet për të gjashtë ditë me radhë për trupin e 10-vjeçarit që u mor nga rrjedha e lumit Fan në Mirditë. Deri tanë nuk asnjë shenjë për gjetjen e trupit megjithatë polumbarët e RENEA-s po punojnë intensivisht për gjatë rrjedhës së lumit.

Ditën e djeshme u bë edhe kontrolli në urën e prishur pas devijimit të rrjedhës së lumit ku dyshohej që mund të ishte trupi i 10-vjeçarit, po pa sukses.

Sipas të dhënave 17 polumbarët e ardhur nga Tirana të ndihmuar edhe nga banorët e zonës që sot janë të shumtë në numër kanë rifilluar përsëri kërkimet nga të dy anët e lumit Fan.

Kërkimet do të vazhdojnë edhe ditën e sotme përgjatë rrjedhjes së lumit, por edhe tek digë e HEC-it në Reps të Mirëditës. Megjithëse kanë filluar shirat në këtë zonë kërkimet vazhdojnë me intensitet.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?