6 banesa të dëmtuara nga rrëshqitja e dherave në Librazhd! Bashkia: Familjarëve u kemi siguruar qiranë për një vit

27 Janar 2021, 19:54| Përditesimi: 27 Janar 2021, 20:11

  • Share

Reshjet e dendura që përfshinë vendin para disa ditësh kanë sjellë problematika edhe në zonën e Librazhdit. Siç duket edhe nga pamjet rruga lidhëse me Fushë-Studën ka pësuar dëmtime. Ndërkohë si pasojë e rrëshqitjes së dherave rrezikohen edhe gjashtë banesa në këtë zonë. 

"Po bëj gati katër ditë që jam jashtë. Shyqyr si pushoi shiu se do kishim dalë atje tek lumi. Vjen nata e nuk di çfarë të bëj. Ndërtesa ka ikur komplet. Ka ra shumë shi, rrëshqiti dheu dhe është hapur,” u shpreh një banor i prekur.

"Ka 3-4 muaj që ka ndodh kjo, por tani ka ik më shumë. Ka lëviz shtëpia. Kemi dalë jashtë. Nuk rrihet më brenda. Rruga e shtëpia kanë ikur", tha një banor tjetër.

Nënkryetari i bashkisë Librazhd, Andri Çota thotë se gjashtë banesat janë të pa banueshme dhe për këtë pronarëve të tyre ju është kërkuar që të shkojnë në shtëpi me qira, për të mos rrezikuar jetën, pasi zona është e pa qëndrueshme.

"Nga studimi gjeologjik është vlerësuar se ajo zonë është e pa qëndrueshme. Kemi bërë dhe një mbledhje këshilli urgjente për të miratuar qiratë e atyre banorëve që nuk mund të vazhdojnë të jetojnë më në ato banesa. Jemi shumë të qartë se ato përbëjnë rrezik dhe për këtë kemi biseduar me banorët  dhe shumë shpejt do ju gjejmë shtëpi të tjera. Qiraja minimalisht një vit do jua paguajë Bashkia e Librazhdit. Ndërsa Në bashkëpunim me Qeverinë Shqiptare do jua ndërtojmë në një zonë tjetër që është gjeologjikisht e qëndrueshme", tha nënkryetari i bashkisë Librazhd, Andri Çota.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?