Bota

58 të vdekur nga përmbytjet, Meta solidarizohet me Gjermaninë dhe shtetet e tjera: Ngushëllime për familjarët dhe të afërmit e viktimave

15 Korrik 2021, 21:40| Përditesimi: 15 Korrik 2021, 19:43

  • Share

Presidenti Ilir Meta është solidarizuar me përmbytjet që po ndodhin në Gjermani dhe në disa shtete të tjera të BE-së, ku deri tani raportohet se kanë humbur jetën 58 persona dhe shumë të tjerë janë të zhdukur. Në një postim në rrjetet sociale, Meta i shpreh ngushëllime familjarëve të viktimave, ndërsa lutet për të mos patur humbje te tjera jetesh.

“Solidaritet me Gjermaninë mike dhe shtetet e tjera të Bashkimit Europian, të goditura në disa rajone nga stuhitë dhe përmbytjet shkatërrimtare.

Ngushëllimet e mia edhe në emër të popullit shqiptar shkojnë për familjarët dhe të afërmit e viktimave.

Me urimin për shërim të shpejtë të të lënduarve, lutemi për të mos patur të tjera humbje jetësh”, shprehet Meta.


Lajmi kryesor:

Kaos nga përmbytjet në Gjermani, 58 viktima dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur! Autoritetet paralajmërojnë për përkeqësim të mëtejshëm të situatës


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?