58 % e britanikëve kërkojnë nga Johnson të bëjë vaksinën live në TV

4 Dhjetor 2020, 13:16| Përditesimi: 4 Dhjetor 2020, 13:19

  • Share

58 % e qytetarëve britanikë duan që kryeministri britanik Boris Johnson të bëjë vaksinën live në televizion dhe vetëm 16 % kanë kundërshtuar një gjë të tillë.

Sondazhi nga Redfield & Wilton Strategies, u zhvillua pas deklaratave të presidentit të zgjedhur amerikan Joe Biden dhe tre ish-presidentëve të tjerë Barck Obama, George W. Bush dhe Bill Clinton se do të merrnin vaksinën live në TV, për të rritur besimin e qytetarëve në të.  

Nicola Sturgeon dhe Matt Hancock janë ndër politikanët e tjerë në Mbretërinë e Bashkuar që kanë thënë se do të jenë të gatshëm ta bënin këtë nëse ndihmon në qetësimin e publikut.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?