Spitali Infektiv

Rikthehen vdekjet nga COVID! Humb jetën 72-vjeçari i pavaksinuar, 533 raste të reja! Tirana 'kryeqendra' e virusit

30 Qershor 2022, 18:10| Përditesimi: 30 Qershor 2022, 19:35

  • Share

TIRANË- Ndryshe nga sa ishin pritshmëritë, kjo verë nuk do të jetë fundi i pandemisë së COVID-19.

Ditën e sotme një 72-vjeçar, i pavaksinuar ka humbur jetën për shkak të COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, teksa kanë rezultuar pozitiv 533 qytetarë në 24 orët e fundit. Këto shifra kanë dalë si rezultat i 1433 testeve të kryera.

Tirana mbetet qarku më i prekur nga infektimet e reja. Për t’u ndjekur nga Fieri dhe Durrësi.

“311 në Tiranë, 33 në Fier, 28 në Durrës, 15 në Sarandë, 14 në Vlorë, 13 në Lushnje, nga 11 qytetarë në Shkodër, Lezhë, Krujë, Kavajë, 10 në Divjakë, 9 në Gjirokastër, nga 7 qytetarë në Kamëz, Kurbin, 6 në Vorë, 5 në Patos, nga 4 qytetarë në Himarë, Korçë, Elbasan, nga 3 qytetarë në Rrogozhinë, Roskovec, Kolonjë, nga 2 qytetarë në Pukë, Tropojë, Dibër, Bulqizë, Klos, Mallakastër, Delvinë, Përmet, Tepelenë, Pogradec, Kuçovë, Skrapar, Poliçan, nga 1 qytetar në Malësi e Madhe, Mirditë, Shijak, Mat”, thuhet në njoftim.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 19 pacientë.

 

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?