55 të vrarë e qindra të plagosur, protesta e dhunë në Peru për dorëheqjen e presidentes! Policia plumba protestuesve, qytetarët djegin një efektiv

20 Janar 2023, 12:05| Përditesimi: 20 Janar 2023, 15:49

  • Share

55 të vrarë dhe qindra të plagosur në përballje me forcat e policisë është bilanci i protestave të forta antiqeveritare, prej një muaji, në vendin amerikanolatin, Peru.

Autopsitë e 17 civilëve të vdekur të vrarë gjatë protestave gjetën plagë të shkaktuara nga armët e zjarrit, shkruajnë mediet vendase. Situata është përshkallëzuar, ndërsa protestuesit kanë djegur të gjallë një polic.

Të enjten, mijëra protestues u drejtuan për në kryeqytet, Lima, ku pati sërish përplasje të forta me policinë. Qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.  

Mediet vendase shkruajnë se protestuesit kërkojnë rrëzimin e Presidentes Dina Boluarte, zgjedhje të parakohshme dhe ndryshime të rëndësishme në politikat ekonomike të vendit.

Trazirat në vend filluan në dhjetor pas arrestimit të ish-presidentit Castillo, i cili u akuzua për grusht shteti kur kërkoi të shpërndate Parlamentin. Shumica e protestuesve janë nga zonat rurale të Perusë dhe mbështesin ish-presidentin, pasi e shohin si figurë përfaqësuese të tyre.

Castillio është presidenti i parë në vend që vinte nga zonat rurale dhe fitorja e tij, sipas medieve vendase, tronditi establishmentin politik të Perusë. Qytetarët që protestojnë thonë se ish-mësuesi i varfër nga malësia e Andeve i përfaqëson, pasi edhe ai jetonte në një shtëpi të thjeshtë dhe i dinte problemet e tyre.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?