Gerta Duraku, Petrit Malaj dhe Adem Lala

55 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, Report Tv zbulon 3 kandidatët e PS në qarkun e Kukësit

28 Shkurt 2021, 18:47| Përditesimi: 28 Shkurt 2021, 19:06

  • Share

Edhe pse na ndajnë 55 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, ende partitë politike janë duke përpiluar emrat e listave më kandidatët potencial për deputet që do përfaqësojnë secilën forcë politike. Burime për Report Tv, kanë zbuluar 3 emrat e kandidatëve që do të përfaqësojnë socialistët në qarkun e Kukësit.

Burime nga PS për Report Tv kanë bërë të ditur se janë zgjedhur 3 kandidatët që do të konkurrojnë për PS-në në qarkun e Kukësit, të cilët janë Gerta Duraku, Petrit Malaj dhe Adem Lala.

Gerta Duraku e lindur në Kukës, jeton në Tiranë do të përfaqësojë PS në qarkun e Kukësit. Ajo është vajza e Shyqyri Durakut, biznesmenit dhe ish-deputetit të Kukësit në vitet 2001-2005, e cila do të kandidojë për të kërkuar votën e kuksianëve për socialistët.

Në Tropojë do të kandidojë aktori i njohur, Petrit Malaj. Edhe pse jeton e punon në Tiranë, Malaj duket se është një zgjedhje e Ramës për të mbledhur sa më shumë vota.

Ndërkaq në Has do të kandidojë kreu aktual i PS-së në Has, Adem Lala. Ky pritet të jetë i 3-ti në listën e PS-së në qarkun e Kukësit.

Gjatë ditës së sotme kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me kandidatët për deputet në zgjedhjet e 25 prillit do të përfaqësojnë PS në parlamentin e ardhshëm. Përmes platformës “Deputeti që duam”, Rama tha se PS do i bashkohen 1581 persona, të cilët kanë shprehur ambiciet e tyre për t’iu bashkuar kësaj force politike dhe kontribuar në përmirësimin e saj me ide të reja që do të sjellin zhvillimin e vendit. Madje disa prej finalistëve të programit “Deputeti që duam”, kanë mbajtur edhe një fjalë përshëndetëse në këtë takim duke shfaqur pikëpamjet e tyre.

PS do të garojë e vetme  në zgjedhjet e 25 prillit, ndërsa më herët kryeministri Rama është shprehur se koalicioni dhe aleanca e vetme që do të bëjë PS do të jetë me popullin, ndryshe nga PD e cila ka mbledhur sërish rreth vetes partitë e vogla, emra të konsumuar prej vitesh në politikë, duke krijuar koalicionin ’PD-Aleanca për ndryshim’, një koalicion i konsideruar si paradoksal pasi në të janë mbledhur ‘armiqtë’ e përbetuar historikë, personazhe të politikës që mbrojnë kauza krejtësisht të kundërta, parti pa asnjë pikëtakim programor dhe ideor me njëra-tjetrën, por edhe parti pas të cilave qëndrojnë njerëz problematikë në raport me ligjin.

Komento

Komente

  • Emigrant: 01/03/2021 07:16

    Dhe shko voto po deshe politikanet e pasur ua len trashegim karrigen e deputetit femijve ku vajtem asgjekundi o te dhjeva njemut moj demokraci

    Përgjigju
  • A...Zh: 28/02/2021 22:23

    Me kete Durakun ne Kukes, PS ja ka fut kot. Po komplet kot. Nuk ka asnje shanc te fitoj

    Përgjigju
  • Nusret: 28/02/2021 21:43

    Kjo e meriton se eshte e krimbur ne lek ka 30 vjet Dhe skane bere nje bamiresi si familje njehere ne jete!.. vetem bej karburante e hotele e prona pafund.. Per te blere rroba e xhiro ne dubai e qefe personale. Fiks nje politikane e denje.. ne te gjitha kuptimet.

    Përgjigju
  • Beni: 28/02/2021 20:27

    U rriten kalamojte e ish deputeteve,ish prokurorve e shume ish-ave te tjere,edhe keto ne gjurmet e baballarve,sa mire.E kane ne gen deputetllikun,politiken,duan vetem te ndihmojne popullin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?