Foto ilustruese

Bota

54-vjeçarit shqiptar në Angli i gjenden më shumë se 20 mijë paund të fshehura brenda bukës, do i çonte në Itali

22 Shtator 2022, 13:09| Përditesimi: 22 Shtator 2022, 13:14

  • Share

ANGLI- Një shqiptar në Angli kishte fshehur  20,000 pund para brenda  "baguette-ës " të mbështjella me letër alumini.  Ai u tha oficerëve se po udhëtonin për në Itali dhe më pas për në Shqipëri dhe se në automjet nuk kishte para, por pas kontrollit, ata i gjetën më shumë se 20,000 pund.

Jo vetëm brenda bukës, por madje dhe në xhepat e tij u gjetën të fshehura më shumë se 15,000 paund, ndërsa në çantën e dorës iu gjetën 5,000 pund.

Sipas mediave të huaja, shqiptari i arrestuar është Valentin Gjoni, 54 vjeç, nga Chessington në Londrën e Madhe ishte në një makinë me dy persona të tjerë, të ndaluar nga oficerët e Forcave Kufitare në tetor 2020 duke udhëtuar jashtë Mbretërisë së Bashkuar përmes terminalit të Eurotunnelit në Folkestone. Policia e Kentit u njoftua dhe paratë u sekuestruan sipas ligjit për të ardhurat e përfituara nga krimi. Në total plot 40,440 paund iu sekuestruan Gjonit nga Policia e Kentit, përveç kësaj ai nuk u dënua për ndonjë vepër penale.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?