540 thirrje ditore në ditë, Rama: Urgjenca Kombëtare në dispozicion të qytetarëve 24/7

25 Korrik 2020, 13:51| Përditesimi: 25 Korrik 2020, 13:56

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video në rrjetet sociale nga puna e përditshme e Urgjencës Kombëtare, që këto kohë përballet me një numër të lartë thirrjesh për shkak të pandemisë.

Sipas Ramës 127 është në dispozicion të qytetarëve 24 orë në ditë në 7 ditë të javës, ndërkohë që bën apel për t'i ndihmuar duke u kujdesur për vetën në mënyrë që të mos infektohen.

"Punë e palodhur e Njësisë së Koordinimit dhe ekipeve të terrenit të Urgjencës Kombëtare në shërbim 24/7 për t’ju përgjigjur nevojave të qytetarëve.

T’i ndihmojmë të gjithë bashkë për të përballuar këtë situatë, me kujdes çdo ditë, duke respektuar rregullat e jetesës në normalitetin e ri,"-shkruan Rama.

Në videon e publikuar thuhet se rreth 540 thirrje vijnë në ditë në urgjencën kombëtare, ndërsa 42 misione ditore për të prekurit me koronavirus kryhen prej saj.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?