Foto ilustruese

52 infektime të reja dhe asnjë humbje jete nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit

11 Qershor 2022, 16:38| Përditesimi: 11 Qershor 2022, 16:42

  • Share

Gjatë 24 orëve të fundit, kanë rezultuar 52 persona të infektuar me COVID-19.

Fatmirësisht nuk ka pasur asnjë humbje jete.

Janë kryer 500 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 52 persona, në këto bashki:

28 në Tiranë, nga 3 persona në Fier, Roskovec, Lushnje, Vlorë, nga 1 persona në Divjakë, 1 person në Selenicë, Gjirokastër, dhe nga 1 person në Shkodër, Durrës, Kamëz, Kavajë, Himarë, Sarandë. 

Janë 328 persona aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë.

Janë shëruar 20 persona gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272,865 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (11 Qershor 2022)

Raste të reja ditore          52

Të shëruar në 24 orë       20

Të shtruar në spitale         3

Humbje jete në 24 orë      0

Testime ditore                 500

Testime totale               1,834,723

Raste pozitive                  276,690

Raste të shëruara             272,865

Raste Aktive                         328

Humbje jete                        3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            232

Fier                  44

Vlorë               20

Korçë                8

Shkodër            7

Durrës               6

Elbasan             4

Gjirokastër        4

Berat                 2

Lezhë                1

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?