Presidenti i Republikës, Bajram Begaj mikpriti sot anëtarët e Akademisë së Shkencave, përfaqësues të akademive nga vendet e rajonit dhe Evropës si dhe bashkëpunëtorë të Akademisë dhe personalitete të tjera, të pranishëm në festimet jubilare me rastin e 50-vjetorit të themelimit të Akademisë së Shkencave.
Begaj tha se gjatë pesë dekadave të fundit, Akademia e Shkencave u kthye në një qendër të mendimit shkencor elitar si dhe avancimit të kërkimit shkencor në vend. Në këtë kuadër, ai vlerësoi se ligji i ri për shkencën duhet të nxisë zhvillimin në të gjithë sistemin e kërkimit shkencor të vendit.
Njëkohësisht, në idetë e shkëmbyera në këtë pritje Presidenti Begaj vuri në dukje se hapja e Akademisë ndaj institucioneve kërkimore kombëtare dhe ndërkombëtare, ndaj universiteteve, instituteve e qendrave kërkimore, ndaj organizatave shkencore ndërkombëtare, ku shprehet interes për botën shqiptare, është garantuese për të ardhmen.
Presidenti i Republikës vlerësoi kontributet e akademikëve shqiptarë në vijimësinë e reformave të kërkimit shkencor si dhe zhvillimit të vendit.
Lajmi kryesor:
50-vjetori i themelimit të Akademisë së Shkencave, Rama: Akademikët tanë mbrojtën interesin e gjuhës shqipe! Nëse sot përballemi me botën si shqiptarë është falë tyre
B.K./ReportTv.al