50-vjeçari vdiq teksa punonte në ndërtim, Gjykata e Lezhës cakton arrest shtëpie për administratorin e pallatit dhe punëtorin

15 Maj, 09:37| Përditesimi: 15 Maj, 17:20

  • Share

LEZHE- Katër ditë pas vdekjes së punëtorit të ndërtimit në Shëngjin, Gjykata e Lezhës ka liruar nga qelia administratorin e kompanisë Martin Kovaçi dhe punëtorin Eduard Frroku.

Në seancën gjyqësore të zhvilluar më dyer të mbyllura, gjyqtari i Lezhës, Lirim Bulica pranoi kë rkesën e prokurorit Françesk Ganaj, duke e cilësuar të ligjshem arrestimin e dy personave dhe vendosi ndaj tyre masen e sigurise "Arrest në shtëpi", për vepren penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
 Ndërsa në kërkim për aksidentin në punë është 34-vjeçarit Edmond Marku drejtues teknik i kompanisë.  Në pallatin që po ndërtonte Kovaçi në Kune të Shëngjinit, të shtunën e 11 majit, 2024  humbi jetën punëtori Preng Gjoni, pasi i ra dërrasë druri mbi kokë . 

Ai u dërgua pa shenja jete në spital, ndërsa nga hetimet rezultoi se 50-vjecarit i ra një dërrasë në kokë, teksa punonte në katin e parë të objektit. Burimet policore thane se viktima ishte i siguruar dhe objekti disponon leje ndërtimi.

Deri në këtë fazë të hetimit dyshohet shkak është bërë mungesa e kushteve të sigurisë teknike në punë. Ky ishte aksidenti i dytë që u shënua në Shëngjin, zonën bregdetare që është kthyer në kantier te madh ndërtimi.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?