Politikë

‘5000 turistë në 2019’, Benet Beci publikon historinë e të rinjve që pas studimeve në Tiranë u rikthyen në Pukë

29 Mars 2021, 16:05| Përditesimi: 29 Mars 2021, 16:08

  • Share

TIRANË- Kandidati për deputet i PS në listën e Shkodrës, Benet Beci ka publikuar historinë e 2 të rinjve të cilët pas studimeve në Tiranë, janë rikthyer në vendlindjen e tyre, Pukë për të vijuar jetën. Ai ka sjellë historinë e Leonard Aliajt, kamarier në Hotel Turizëm dhe Mirjana Pashkajt sipërmarrëse e bujtinës “Tradita Malsore”, të cilët shprehen se ky qytet ka njohur shumë zhvillim vitet e fundit, sa i përket ekonomisë së vendit, por edhe nga pikëpamja infrastrukturore, ku janë bërë shumë investime.

“Kam mbaruar sturimet në Tiranë për inxhineri matematike dhe tani jam tkthyer në Pukë. Mendova që të bëjë një bujtinë në qershor, dua që këtë bujtinë ta vë në punë dhe të rikthejë edhe vëllezërit e mi në emigracion për të punuar. Na vijnë Shkodranët në Pukë, ku ka kënaqësi më të madhe. Mendoj se është momenti i duhur për të guxuar”, tha Mirjana Pashkaj sipërmarrëse e bujtinës “Tradita Malsore”.

“Puka ka qenë thjesht një rrugë kalimi për të gjithë turistëtët që kanë shkuar në Valbonë ose në një qytet tjetër. Në këto 4 vitet e fundit është punuar të cilët ka afruar shumë tirstë, edhe të huaj gjithashtu. Shpresoj që kështu do të ketë edhe investime të tjera për Pukën dhe për të gjithë ne”, tha Leonard Aliajt, kamarier në Hotel Turizëm.

Referuar të dhënave të publikuara në video, bëhet e ditur se gjatë kësaj periudhe janë hapur 6 bujtina, 4 janë në rindërtim, e ndërsa 5000 turistë kanë vizituar Pukën në 2019.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • hahaha: 29/03/2021 18:44

    cfare shakaje e hidhur. bej universitet qe te punosh kamarier, e te besh hanxhiun. o zot ku i gjejme mor aman ....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?