500 euro për të hyrë në vendet e BE, policia arreston 3 persona në Devoll, u kapën duke transportuar 20 emigrantë të paligjshëm

2 Korrik 2020, 15:55| Përditesimi: 21 Prill 2021, 19:02

  • Share

Tre persona janë arrestuar nga policia e Korçës pasi u kapën duke transportuar 20 emigrantë të paligjshëm. Në kuadër të operacionit "Perimetri" u arrestuan shtetasit Kastriot Sharra, 28 vjeç, R. R, 29 vjeç dhe K.B, 27 vjeç të tre banues në Tiranë. Sipas policisë, dy prej të arrestuarve gjatë ndjekjes nuk iu bindën urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar.

Të arrestuarit  janë kapur duke transportuar në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nga fshati Eçmenik në Devoll, në drejtim të Tiranës, 20 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit prej 500 euro iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

"Transportimi i shtetasve të huaj kryhej, me mjetin tip “Roulotte”, me drejtues shtetasin K. Sh., ndërsa dy shtetasit e tjerë R. R., dhe K. B.,udhëtonin me mjetin tip “Volksëagen Golf”, të cilët në afërsi të fshatit Gështenjas, gjatë ndjekjes së tyre nuk iu bindën urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar, por u kapën dhe u ndaluan", thuhet në njoftimin e policisë.  

Prej disa vitesh, vendi ynë është përdorur si trnzit për emigrantët e vendeve të Lindjes së Mesme, për të shkuar drejt Bashkimit Evropian.

Pak kohë më parë Report Tv bëri një investigim ku intervistoi 5 emigrantë, duke treguar të gjithë itinerarin se si kanë mbërritur deri në vendin tonë dhe se si do  e shfrytëzojnë Shqipërinë si vend tranzitë për të shkuar drejt perëndimit. Ata kishin ardhur nga Bilishti nga kufiri i gjelbër dhe se të ndihmuar nga grupet kriminale kundrejt pagesave për t'u larguar sërish drejt BE. Report Tv i filmoi ata në autostradën Elbasan-Tiranë që erdhën me mjetin e një trafikanti.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?