Quincy Promes

50 ndeshje me Holandën, sulmuesi dënohet me 6 vite burg! Trafikoi 1360 kg kokainë

14 Shkurt, 15:32| Përditesimi: 14 Shkurt, 15:33

  • Share

HOLANDË - Një gjykatë holandeze ka dënuar Quincy Promes për përfshirjen e tij në një rrjet të kontrabandës së drogës, duke e dënuar atë në mungesë me gjashtë vjet burg.

Gjykata e qarkut të Amsterdamit vendosi se 32-vjeçari Promes, i cili luan për Spartak Moskën, ishte i përfshirë në importin dhe eksportin e qindra kilogramëve kokainë në vitin 2020.

Ish-sulmuesi i Ajax dhe Sevilla jeton në Moskë dhe nuk u paraqit në gjyqin e tij në kryeqytetin holandez. Reuters shtoi se Promes nuk pritet të kthehet në Holandë "në të ardhmen".

Avokatët e tij u thanë gjyqtarëve se ai i mohoi akuzat. Prokurorët kishin kërkuar nga gjyqtarët që ta dënonin me nëntë vjet për përfshirjen e tij në kontrabandën e 1360 kg kokainë përmes portit të Antwerp në Belgjikë drejt Holandës për dy dërgesa.

Gjykata tha se përgjimet telefonike kishin treguar se Promes ishte përfshirë drejtpërdrejt me dërgesat e drogës, të fshehura në dërgesat e kripës nga Brazili dhe transportin e tyre të mëtejshëm nga porti.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?