Quincy Promes

50 ndeshje me Holandën, futbollisti dënohet me 18 muaj burg për goditje me thikë! Akuza edhe për trafik droge

24 Qershor 2023, 15:15| Përditesimi: 24 Qershor 2023, 15:16

  • Share

Futbollisti holandez, Quincy Promes është dënuar me 18 muaj burg për sulm ndaj kushëririt të tij. 31-vjeçari, i cili tani luan për Spartak Moskën e goditi viktimën me thikë në gju gjatë një feste familjare në Abcoude në korrik 2020. Promes u shpall fajtor për sulm të rëndë nga një gjykatë holandeze, por ai aktualisht ndodhet në Rusi është e paqartë nëse ai tani do të kthehet në Holandë për të vuajtur dënimin.

Ai gjithashtu është urdhëruar t’i paguajë viktimës 7000 euro si kompensim. Sulmi doli në dritë për shkak se telefoni i Promes ishte përgjuar në një hetim për trafik droge.

Promes gjithashtu do të dalë në gjyq më vonë këtë vit për dy ngarkesa kokaine, gjithsej 1362 kilogramë, nëpërmjet portit të Antwerp në Belgjikë. Promes, ka luajtur edhe për skuadrën spanjolle Sevilla, teksa është aktivizuar 50 ndeshje me kombëtaren e Holandës.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?