50 mijë euro të padeklaruara në portin e Durrësit, në hetim dy shoferët e kamionëve (VIDEO)

19 Maj 2020, 08:32| Përditesimi: 19 Maj 2020, 08:43

  • Share

DURRËS- Një sasi 50 mijë eurosh është sekuestruar në Portin e Durrësit, e ndërsa janë proceduar penalisht dy shoferët e kamionëve. Burime zyrtare i thanë Shqiptarja.com se janë vënë në hetim B. S., 49 vjeç, banues në Gosë, Kavajë dhe një shtetas malazez N. L., 45 vjeç.

Mësohet se gjatë kontrollit rutinë të kamionit, u gjetën 30 mijë euro te 49-vjeçarit dhe 20 mijë euro te makina e malazezit. Ky i fundit i kishte fshehur në tavanin e kabinës së mjetit, një pako të mbështjellë me natriban.

Ndaj tyre, rëndojnë akuzat për veprat penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë" dhe "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale".

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?