Mbi 50 klandestinë në Adriatik/ Shpallet në kërkim një tjetër i dyshuar, sirianët tregojnë për një shtëpi dykatëshe në Novoselë

12 Janar 2021, 15:13| Përditesimi: 12 Janar 2021, 17:54

  • Share

Shkon në 2 numri i personave që dyshohen se kanë strehuar disa prej klandestinëve nga 55 sirianët që që u kapën më 8 janar në një gomone në grykëderdhjen e Vjosës.

Pas pronarit të hotelit në Tiranë, Fatos Dushes, i cili është vënë në pranga burime për Report Tv bëjnë me dije se është shpallur sot në kërkim një tjetër person i cili dyshohet se ka strehuar klandestinët sirianë. Mësohet se kanë qenë vetë dëshmitë e refugjatëve, çka kanë orientuar hetimet.

Në baze të dëshmive të mbledhura ata kanë folur për një shtëpi dykatëshe dhe sipas tyre kanë ndenjur më shumë se 10 ditë në  katin e dytë të kësaj banese. Blutë e Vlorës së bashku me grupin e ekspertëve kanë verifikuar informacionet e dhëna nga klandestinët.  

Personi i cili mendohet se ka strehuar klandestinët nuk është gjetur në banesë në momentin e kontrollit.

Mendohet se sirianët janë strehuar në një banese dykatëshe në një nga fshatrat e Vlorës, afër Novoselës. Për shkak të hetimeve emri i personit dhe vendi nuk bëhen të ditura.

Më 8 janar, në grykëderdhjen e Vjosës u shpëtuan 55 sirianë nga një gomone që po mbytej.  Një telefonatë SOS “po mbytemi” nga një numër shqiptar ka çuar rojën bregdetarë gjatë natës në grykëderdhjen e lumit Vjosë pranë fshatit Poro.

Emigrantët e paligjshëm u shpëtuan, por 3 trafikantët shqiptarë sipas burimeve u hodhën në det nga anija e rojës bregdetare dhe u zhdukën në afërsi të Triportit, Vlorë.

 

 

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?