5 zyrtarë të SHBA-BE mbërrijnë të shtunën në Kosovë e Serbi, Lajçak: Përpjekje për rifutjen e dy vendeve në dialog

19 Tetor 2023, 15:52
  • Share

Të dërguarit e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian si dhe këshilltarët e sigurisë të liderëve të Francës, Gjermanisë dhe Italisë, mbërrijnë të shtunën në Kosovë dhe në Serbi me qëllim rifutjen e dy vendeve në rrugën e dialogut.

Zëdhënësi i Komisionit Evropian Peter Stano tha se Lajçak, Escobar dhe këshilltarët e liderëve të 3 vendeve do të takohen me kryeministrin Kurti e presidentin Vuçiç me shprese se do të vazhdojnë procesin e normalizimit të marrëdhënieve dhe do të zbatojnë detyrimet e tyre pa vonesë dhe pa kushte.

“Në të njëjtën kohë, autoritetet serbe duhet të bëjnë gjithçka për të zbardhur sfondin, autorët dhe organizatorët e dhunës në Banjskë”, tha zëdhënësi i Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?