Foto ilustruese

Bota

5 vendet që nuk kanë filluar akoma vaksinimin kundër COVID-19

30 Qershor 2021, 09:23| Përditesimi: 30 Qershor 2021, 09:25

  • Share

Ndërsa shumë vende po përballojnë me sukses pandeminë e koronavirusit, 5 vende në botë akoma nuk e kanë nisur procesin e vaksinimit.

Sipas CNN, Burundi, Eritrea, Haiti, Koreja e Veriut dhe Tanzania janë vendet e vetme midis 194 vendeve anëtare të OBSH-së që nuk kanë nisur ende fushatën e tyre të imunizimit të popullsisë kundër COVID-19.

OBSH ka njoftuar se vazhdon të mbështesë 5 vendet e mbetura që nuk kanë filluar ende fushatën e tyre të vaksinimit.

Më herët, Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tentros Antanom Gebregesus, ka shprehur dëshirën që secili vend të fillonte vaksinimin e punonjësve shëndetësorë dhe grupeve më të rrezikuara të popullsië brenda 100 ditëve të para të 2021, një afat i cili pretendohej të realizohej në prill.

Drejtori i OBSH-së është shprehur se vendet e vendet e pasura i mbajnë vaksinat jashtë linjave të prodhimit ndërsa disa vende janë ende në pritje për t'i dhënë dozat e tyre të para për popullsinë.

"Ne po përballemi me një pandemi me dy shpejtësi, e nxitur nga pabarazitë," tha Tentros sot.

Mekanizmi COVAX , i cili synon të garantojë akses në vaksinat për vendet më të varfra, ka shpërndarë deri më tani 89 milion doza në 133 vende dhe territore që marrin pjesë në program.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?