5 rastet pozitive te Inter-i, derbi kundër Milanit në pikëpyetje! Hernandez 's'do t'ia dijë': Mposhtim zikaltërit dhe shkojmë në Champions

10 Tetor 2020, 16:15| Përditesimi: 10 Tetor 2020, 18:15

  • Share

Si sot një javë më pas në orën 18:00 në San Siro është caktuar të luhet derbi i Madoninës mes Inter-it dhe Milanit, por për momentin mjaft enigma janë ngritur. Më e rëndësishmja nëse do të zhvillohet apo jo, pasi te Interi aktualisht 5 lojtarë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

Bëhet fjalë për Bastonin, Skriniar, Nainggolan, Gagliardini dhe portierin Radu. Duke parë precedentin Juventus-Napoli edhe ky takim mund të shtyhet pavarësisht se Liga e Seria A po qëndron koherente dhe sipas mediave italiane këmbëngul për këtë supersfidë.

Ndërkohë në kampin e Milanit vijnë lajme pozitive. Kuqezinjtë të cilët po gëzojnë një super formë, pasi në tre ndeshje kanë marrë pikët e plota, do të kenë të disponueshëm edhe Zlatan Ibrahimovic. 39-vjeçari më në fund ka fituar betejën me koronavirusin duke e mposhtur pas një jave.

Përsa i përket protagonistëve, mbrojtësi i Milanit Theo Hernandez, ka ndezur supersfidën. Për mediat italiane ai ka deklaruar se do ta mposhtin Interin dhe sezonin e ardhshëm do të jenë në Champions League. Sipas spanjollit Milan tani ka një ekip të fortë dhe ai vetë do të bëjë ç’mos për të ndalur Hakimin, një ish-shok skuadre te Milan.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Interisti: 10/10/2020 17:32

    Ik ore lojtar koti.....interi fiton edhe me shpresat me ju ...kini 10 vjet qe nuk fitoni nje her ..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?