Elsa Lila

5 muaj pasi doli nga burgu, Elsa Lila përgatitet për t'u rikthyer në muzikë! Bëhet aktive në rrjete sociale

18 Tetor 2022, 22:48| Përditesimi: 18 Tetor 2022, 22:53

  • Share

5 muaj pasi ka dalë nga burgu, këngëtarja Elsa Lila është bërë sërish aktive në rrjete sociale. Prej disa ditësh poston materiale të saj në Instagram ndërsa ka treguar po punon për një këngë të re. Së fundmi, ajo ka realizuar dhe disa fotografi nga fotografi i njohur Fadil Berisha.

Në muajin maj, kur doli nga burgu, avokati i këngëtares, Saimir Vishaj, i cili është daja i saj tha se kishin rënë të gjitha akuzat.

Elsa Lila u arrestua në operacionin e policisë italiane në 16 mars, ku u shkatërrua banda shqiptare italo-shqiptare. 13 urdhër arreste u lëshuan, teksa në pranga përveç Elsa Lilës ra edhe kampioni i boksit Petrit Bardhi.

Këngëtarja 40-vjeçare akuzohej se mbante llogaritë e trafikut të drogës. Siç u raportua më herët, këngëtarja kujdesej për paratë  dhe mbi të gjitha mbante kontabilitetin, librin në të cilin grupi kriminal regjistronte marrëveshjet e bëra me shitjen e kokainës, hashashit dhe marijuanës. Po ashtu ajo ishte edhe një lloj "këshilltareje", ku i kërkonte anëtarëve të bandës që të krijonin lidhje në qeveri "si në Shqipëri".

A.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?