Trofeu i Europianit

5 miliardë shikues dhe 110 rrjete televizive, Euro 2024 festë për globin

12 Prill, 16:34| Përditesimi: 12 Prill, 16:35

  • Share

Nga 14 qershori - 14 korrik Europiani "Gjermani 2024" do mbërthejë globin dhe festa e madhe sportive e Kontinentit të Vjetër do ndiqet nga më shumë se 5 miliardë teleshikues dhe do transmetohet nga më shumë se 100 kanale televizive në mbarë globin.

Parashikohet që mbi 5 miliardë persona ta ndjekin nga televizori këtë kampionat me finalen që do t’i kalojë 300 milionë njerëz. Në të gjithë botën janë mbi 100 kanalet kanalet televizive që do të transmetojnë këtë eveniment.

Rreth 2.7 milionë tifozë do të jenë të pranishmit në stadium në 51 përballjet e këtij turneu. 12 milionë tifozë të tjerë priten në hapësirat e tifozëve në qytetet gjermane, që do të pajisen me ekranë gjigandë për "Fan Zone".

Kujtojmë se pjesë e Grupit B të Euro 2024 është edhe kombëtarja shqiptare, e cila ka rivalë emra si Spanja, Kroacia dhe Italia.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?