Kronikë

5 Maji në rrethe, socialistët homazhe në varrezat e dëshmorëve në qytetet kryesore! Në Shkodër ceremoni me simbole komuniste, akuza Voltana Ademit

5 Maj 2021, 16:02| Përditesimi: 5 Maj 2021, 16:18

  • Share

 

Në mbarë vendin janë kryer homazhe në nderim të të rënëve në Luftën Nacional- Çlirimtare. Edhe ky 5 Maji e gjeti të ndarë politikën, ku nëpër ceremoni morën pjesë vetëm socialistët. Në Shkodër nuk munguan as simbolet komuniste apo akuzat për kryebashkiaken e djathtë.

Veteranët në Shkodër kanë përkujtuar 5 Majin, ditën e Dëshmoreve. Ashtu si çdo vit tjetër politika ka qene e ndarë ku munguan përfaqësuesit e opozitës dhe të bashkisë. Të pranishëm në ceremoni, krahas Prefektes Majlinda Angoni dhe dhe Kryetarit të qarkut ishin edhe idhtarët e diktatorit Hoxha, të cilët nderuan me simbolet e komunizmit.

Anëtarja e këshillit bashkiak Dhurata Tyli dhe Zamir Llazani, Kryetari i Shoqatës së veteraneve Zamir Llazani hodhën akuza ndaj kryebashkiakes Ademi.

Në Durrës përfaqësues të veteranëve të luftës, kryebashkiakja Sako, prefekti Nasto dhe deputetë të qytetit kryen homazhe në Mauzoleumin e Dëshmorëve. Të pranishmit kanë parakaluar përpara pllakave përkujtimore të heronjve dhe dëshmorëve të Durrësit.

Nën tingujt e bandës frymore të qytetit,u kryhen homazhe dhe u vendosën kurora me lule pranë memorialit dhe varrezave ku prehen të rënët në qytetin e Beratit. Në ceremoni morën pjesë drejtues të pushtetit vendor, familjarë të dëshmorëve dhe veteranë të LANÇ, ndërsa kanë munguar përfaqësuesit e së djathtës.

5 Maji është përkujtuar dhe në qytetin e Fierit ku janë vendosur kurora me lule në obeliskun e varrezave te deshmoreve. Merrnin pjesë zv/ministri i Mbrojtjes, Petro Koci, kryebashkiaku Armando Subashi dhe deputetë të PS-së.  Në nderim të dëshmorëve u bënë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të rindërtuara në qytetin e Kukësit.

 


Lajmi kryesor:

Sot 5 Maji, Dita e Dëshmorëve të Kombit! Rama: Respekt përjetësisht! Meta: Dita e mijëra të rinjve që dhanë jetën për lirinë! Basha, homazhe te varrezat


K.T.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?