5-katëshi 'fantazmë' pa leje dhe pa pronar në Dhërmi, IKMT padit në prokurori zyrtarë të ‘Mbrojtjes së Territorit’ në Himarë dhe Vlorë, si dhe të policisë së Vlorës

12 Dhjetor 2022, 11:53| Përditesimi: 12 Dhjetor 2022, 14:15

  • Share

VLORË- Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka kallëzuar sot penalisht zyrtarët e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Himarë, Komisariatit të Policisë pranë kësaj bashkie, si dhe zyrtarët e Drejtorisë Rajonale Vlorë të IKMT për shpërdorim detyre.

Ky kallëzim vjen një ditë pasi IKMT shembi me shpërthim të kontrolluar një ndërtesë 5-katëshe në Himarë që ishte ndërtuar pa leje në Himarë. Pallati 5-katësh që u shemb jo vetëm që është ndërtuar pa leje, por është edhe një pallat ‘fantazmë’, pasi IKMT pretendon se nuk e di se kush është pronari i ndërtesës.

Prej një viti ndërtimet kishin vijuar në këtë pallat, por IKMT pretendon se nuk dihet pronari. Por, ku ishin autoritetet e tjera shqiptare kanë qenë qorre më keq se vetë IKMT. Si ka mundësi që për këtë ndërtim pa leje nën hundën e  autoriteteve, inspektorët ndërtimorë, bashkia, strukturat e policisë, kryeplaku e deri autoriteti më i fundit në radhë, jo vetëm nuk e panë, por nuk dinë të thonë se cili është pronari i këtij ndërtimi? 

Policia dhe prokuroria kanë shumë rrugë për të shkuar drejt pronarit, ashtu siç mjafton të kërkohen kontratat që firma misterioze ka lidhur me kompanitë e materialeve të ndërtimit, hekur, beton, etj.

Mjafton të kërkohet se si është lidhur energjia elektrike për punimet në kantier, për të parë nëse ka një kontratë të rregullt me OSHEE, apo nëse vjedhja e energjisë me një burim të fuqishëm për të përballuar të tillë ndërtim (tension i lartë) do të jetë një tjetër akuzë që duhet të rëndojë mbi pronarin anonim. Policia dhe prokuroria duhet të investigojë në zyrat e hipotekës se në pronësi të kujt është toka mbi të cilën u ndërtuan 5 kate pa leje.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Manol: 12/12/2022 13:54

    Pyesni Drejtorin e Policise Himare ai e di, sepse ter beharin vinte verdall me pronarin e nderteses

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?