'5 ditët e UNESCO-s', aktivitete promovuese në Pogradec! Drejtoresha e muzeut: Do promovohen pikat historike dhe natyrore

5 Korrik 2023, 17:14| Përditesimi: 5 Korrik 2023, 17:23

  • Share

Kanë filluar në Pogradec “5 Ditët e UNESCO-s”, që përfshin një shumëllojshmëri aktivitetesh të ndryshme sportive, promovuese dhe edukuese.

Ky cikël aktivitetesh vjen në kuadër të 5 Korrikut 2019, ditës së pranimit të pjesës Shqiptare të Liqenit të Ohrit në UNESCO dhe synon të afrojë turistët dhe të rinjtë me monumentet e kulturës, natyrore si dhe të promovojnë zonat historike të rrethinave të Pogradecit.

“Kalendari i 5 ditëve të UNESCO, ka një grup aktivitetesh, të cilat synojnë të promovojnë, afrojnë dhe promovojnë të gjitha pikat e rëndësishme historike dhe natyrore, të cilat përfshihen në zonën e mbrojtur nga UNESCO. Dita e parë nisi me një guidë në zonën e mbrojtur nga UNECSO, dhe në zonën që quhet buferike”, tha drejtoresha e muzeut të Pogradecit.

Dita e parë e aktiviteteve nisi me një Guidë në Bazilikën Paleokristiane të Linit dhe hiking në këtë gadishull ku u bashkuan shumë të rinj e turistë.

“Ditët e tjera janë hiking në Tushemisht-Peshkëpi. Kemi sportet ujore që janë me datë 7-8 dhe 9. Vetëm dy muajt e fundit janë rreth 2 mijë turistë të huaj që janë Gjerman, Spanjoll, Francezë, madje dhe nga Uruguai. Vetëm këtu ku jemi”, tha drejtori i turizmit në bashkinë e Pogradecit.

Pjesë e trashëgimisë botërore në UNESCO-s në Pogradec janë dhe Bazilika e Linit, Varrezat Monumentale Ilire të Selcës si dhe Ura e Golikut.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?