Operacioni i kërkim-shpëtimit për Meledin Adilin që humbi në 5 Bjeshkë para 5 ditësh

5 ditë pasi 'u zhduk' në Bjeshkë, vijon operacioni i kërkimit të 26-vjeçarit Meledin Adili! Ende asnjë gjurmë

9 Shtator 2022, 10:20| Përditesimi: 9 Shtator 2022, 14:19

  • Share

5 ditë pas denoncimit të familjarëve në policinë e Kukësit, ende nuk ka asnjë gjurmë për Meledin Adilin, 26-vjeçarin nga Borja, i cili humbi në Bjeshkët e Sharrit, ne kufirin Shqipëri – Kosovë.

Prej ditësh banorët e zonës, Policia e Kosovës dhe Kukësit janë  të angazhuar një operacion kërkim –shpëtimi i cili po vazhdon ende. Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës, nga 5 shtator operacioni është zgjeruar dhe në këtë operacion përveç policisë së Kosovës dhe Kukësit janë përfshirë FSK –ja, Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim dhe vullnetar.

Ndërkohë operacionit i është bashkuar edhe Njësia e Reagimit të Shpejt si dhe hetuesit rajonal te Dragashit për të marr rastin në kompetencë. Përveç  personelit të përfshirë në këtë rast, FSK-ja ka përdorur për kërkim edhe qentë e terrenit dhe motoçikleta me 4 rrota për teren malore.

Po ashtu Policia e Kukësit ka përdorur për kërkim edhe qentë e terrenit dhe motoçikleta me 4 rrota për teren malore.Po ashtu Policia e Kukësit ka përdorë dhe vazhdon ta përdor dronin. 26-vjeçari  Medelin Adili humbi të hënën e 5 shtatorit teksa po mblidhte boronica në bjeshkët e Sharrit të Kosovës.

Prania e mjegullës ka shkaktuar dhe humbjen e rrugës në kthim të të riut. Atë ditë doli në bjeshkët e fshatit Brod, Komuna e Dragashit për të mbledhë Boronica, kur shokët e tij janë kthyer nga bjeshka ai nuk është kthyer.

D.GJ/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?