Selim Çekaj dhe sasia e drogës së sekuestruar

Kronikë

49 kg kokainë në kontejnerin me banane, SPAK kërkoi lirimin, GJKKO lë në burg Selim Çekajn

24 Shtator 2021, 09:28| Përditesimi: 24 Shtator 2021, 09:34

  • Share

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO) ka refuzuar për herë të dytë kërkesën për lirimin e Selim Çekaj, 72-vjeçari ku në kontejnerin që kishte porositur me banane u gjetën 49 kg kokainë, në Portin e Durrësit.

SPAK kërkoi lirimi e Cekaj me arsyetimin se nuk paraqet rrezikshmëri, por kjo kërkesë nuk u pranua nga GJKKO dhe Selim Çekaj mbetet në qeli.

Kjo është hera e dytë që GJKKO refuzon kërkesën e Çekaj për ndryshimin e masës së sigurisë nga "arrest me burg" në "arrest shtëpie", kërkesë që është mbështetur edhe nga SPAK.

Selim Çekaj është babai i Arbën Çekaj, i cili është i dënuar me 14 vite burg pasi para 3 vitesh u kap me 613 kokainë në magazinat e kompanisë së tij të bananeve 'Arbri Garden' në Maminas  po brenda një kontejneri.

Në të njëjtën skemë u kap edhe Selim Çekaj, ku në kontejnerin ku ai priste bananet e porositura me firmën e tij EcoalMax nga Ekuadori policia zbuloi të fshehur 49 kg kokainë. Kontejneri i Selim Çekajt ishte nën vëzhgim prej 1 muaji dhe se kokaina ishte e ndarë në 31 pako e vendosur në shtyllat anësore të kontejnerit me banane, ndryshe nga sasia prej 613 kg kokainë që u kap i biri i 72-vjeçarit, Arbër Çekaj, që  kishte fshehur në dyshemenë e kontejnerit me banane.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?